Protesta në Bern të Zvicrës, kërkohet vrasja e Erdoganit

Mijëra protestues ishin mbledhur sot në sheshin e Bernit në afërsi të nëdrtesës së Parlamentit.

Bota

25/03/2017 20:15

Protestuesit që ishin kundër Erdoganit, kishin parulla të ndryshme kundër presidentit turk madje në njërën nga to shihet edhe pistoleta pranë kokës së Erdoganit, duke u kërkuar vrasja e tij, transmeton lajmi.net.

Gjatë tubimit të gjithë ata që folën kërkuan që të votohet kundër, në referendumin për zgjerimin e kompetencave të Erdoganit si president i Turqisë.

Duke e parë këtë gjendje, sot Minsitria e jashtme turke ka komunikuar me këshilltarin zviceran në Ambasadën e Turqisë, për të kërkuar shpjegime për këto protesta.

Edhe pse bartnin mesazhe që mund të cilësohen si nxitje e urrejtjes, Policia nuk ndërhyri ndaj protestuesve. /Lajmi.net/