Protesta masive në Podgoricë: Dyshohet se Kryeministri Gjukanovic ka ikur nga vendi (Foto/Video)

Mijëra njerëz janë mbledhur në protestën e Frontit Demokratik në Podgoricë duke i dhënë ultimatum Kryeministrit të Malit të Zi Milo Djukanovic që të japë dorëheqje deri të shtunën e ardhshme dhe të marrë vendim për një qeveri kalimtare.

Lajme

18/10/2015 22:10

Në të kundërtën, siç ka thënë lideri i FD’së Andrija Mandic, i gjithë Mali i Zi do të zhvendoset në Podgoricë.

Disa incidente kanë ndodhur gjatë protestës, kur protestuesit e kanë gjuajtur me shishe dhe gurë policinë.

Në protestë sipas Gazetës Vijesti kanë marrë pjesë edhe persona të maskuar.

Ndërkohë që tek Kuvendi i Malit të Zi ku është shënuar edhe incidenti më i madh, policia ka përdorur gazin lotsjellës.

Gjatë tubimit, Mandic ka thënë se Kryeministri i Malit të Zi e ka lëshuar vendin me aeroplan në ora 18 e 30./gazetaexpress

Mali i Zi 2Mali i Zi 3Mali i Zi 4Mali i Zi 5Mali i Zi 6Mali i Zi 7Mali i Zi 8Mali i Zi 9Mali i Zi 10Mali i Zi 11Mali i Zi 12Mali i Zi 13Mali i Zi 14Mali i Zi 15

 

YouTube player