Protesta masive në Madrid kundër bisedimeve me seperatistët
Protesta masive në Madrid.
Bota
Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën sot në një protestë masive në Madrid, e cila është organizuar nga partitë e qendrës së djathtë, të cilat po e kundërshtojnë planin e qeverisë spanjolle për t’i ulur tensionet në rajonin e Katalonisë përmes negociatave.
Partia Popullore e Djathtë dhe partia “Qytetarët”, organizuan protestën pasi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ua mundësoi separatistëve katalanë një raund bisedimesh për zgjidhjen e çështjes së tyre, shkruan BBC, përcjell lajmi.net.
Djathtistët e konsiderojnë këtë ofertë të kryeministrit spanjoll si tradhti dhe dorëzim para kërkesave të separatistëve.
Policia ka raportuar se në këtë protestë po marrin pjesë rreth 45 mijë protestues. /Lajmi.net/