Protesta masive në Gjermani: Po ndihemi të huaj në vendin tonë

Në qytetin gjerman të Dresdenit, mijëra persona mblidhen çdo të hënë përpara ndërtesës së operas.

Bota

20/10/2015 20:41

Këta persona mbajnë në duar flamuj gjermanë dhe këndojnë këngë nacionaliste. Qëllimi i tyre është vetëm një: “Të ndalojnë mbërritjen e refugjatëve në Gjermani”.

“Do të protestojmë çdo javë në mënyrë paqësore pasi nuk jemi nazistë. Ne nuk duam që të na etiketojnë si nazistë apo si përkrahës të ekstremit të djathtë. Ne nuk jemi të tillë. Thjesht ne nuk duam që të shndërrohemi në të huaj në vendin e tonë”, janë shprehur protestuesit, shkruan Shekulli.

Kështu, kjo u bë bazë për Pegida-n, që do të thotë europianët patriotë kundër islamizimit të perëndimit. Ajo që nisi si një protestë e disa qindra njerëzve tashmë zhvillohet çdo javë dhe me mijëra marrin pjesë. Në Gjermani nuk kanë munguar as kundërprotestat e njerëzve që kundërshtojnë pikëpamjet e Pegida-s dhe që mirëpresin emigrantët.