Protesta kundër Donald Trumpit

Në një tubim të Donald Trumpit në New Mexico, Policia është përleshur me demonstruesit.

Bota

25/05/2016 19:50

Protestuesit kanë hedhur bluza të djegura dhe shishe plastike në drejtim të Policisë.

Ata në duar mbanin parulla që lexonin “Trumpi është fashist”, “Ne kemi dëgjuar mjaft”, dhe tundnin një flamur meksikan, derisa ndërprenë fjalimin e kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Policia ka tentuar të shpërndajë demonstruesit me granata tymuese, shkruan BBC.