Protesta edhe në Manastir dhe Prilep

Protesta masive antiqeveritare sot po zhvillohen edhe në Manastir dhe Prilep, dy qytetet më të mëdha pas Shkupit.

Lajme

06/05/2015 21:49

Marshi protestues i organizuar përmes rrjeteve sociale kundër brutalitetit policor është duke u mbajtur në Manastir.

Si raporton televizoni Tera, demonstruesit e kanë filluar protestën nga fontana tek muzeu në Manastir, përmes një rrugice të gjerë kanë arritur para objektit të SPB-Manastir, ku ishte vendosur një kordon policor.

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe më pas u drejtuan drejt objektit të Komunës, ku kërkuan dorëheqjen edhe nga kryetari i Manastirit dhe gjuajtën me vezë objektin e Komunës.

Protestat kanë shpërthyer edhe në Prilep, ku kërkohet përgjegjësi nga qeveria për fshehjen e vrasjes së 22-vjeçarit Martin Neshkovski, katër vjet më parë në Shkup.