Protesta e qetë në Tiranë

Kalon e qetë protesta në Tiranë e organizuar nga Partia Demokratike, ku kërkohej dorëheqja e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metës dhe kryeministrit Edi Ramës.

Lajme

12/03/2015 13:53

Gjatë këtyre protestave, kreu u PD-së, Lulzim Basha, kryeparlamentarin Meta dhe kryeministrin Rama i cilësoi si një bandë oligarkësh dhe që synojnë të mbushin vetëm xhepat e tyre përmes krimit.

“Të gjithë prisnin më shumë punë dhe më shumë siguri, por ndryshe nga premtimet, kanë gjetur më shumë papunësi dhe më shumë pasiguri”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Bashës kjo protestë është organizuar si pasojë e pazareve politike të Ramës dhe Metës.