Protesta e opozitës, policia procedon rreth 20 qytetarë

Policia e Shtetit ka nisur zyrtarisht raprezaljen.

Lajme

27/05/2018 11:42

Një ditë pas protestës, rreth 20 protestues janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë nga ana e policisë.

Mësohet se policia akuzon protestuesit për hedhjen e tymueseve dhe kundërshtimin e efektivëve gjatë protestës së organizuar nga PD.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme një sërë protestuesish u përplasën me policinë e shtetit. 11 efektivë të policisë u dërguan në spital për mjekimin e plagëve të lehta, ndërsa nga ana e protestuesve pati të lënduar gjithashtu. Rasti më flagrant ka qenë ai i kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike Bledi Kasmi, i cili u gjakos në kokë