Protesta, deputetët opozitarë: Revolta do shprehet me forma të ndryshme

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruci, tha se ka vendosur të anulojë zhvillimin e seancës së parlamentit të enjten, për t’i lënë kohë opozitës që të reflektojë për vendimin e saj për dorëzimin e mandateve, por edhe pas sinjalizimeve nga policia për mundësinë e akteve të reja të dhunës gjatë protestës që opozita ka njoftuar përpara selisë së parlamentit. Policia njoftoi të mërkurën se ka të dhëna se synohet hyrja me forcë në sallën e parlamentit. Ndërkohë të ftuar në Abcneës, deputetët e opozitës kanë dhënë detaje se çfarë do të ndodhë në protesë.

Lajme

20/02/2019 23:36

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD: Nuk ka skenare dhune, nuk ka skenare djegie. Por nuk duhet thjeshtë të protestojnë, por të ndjejnë aromën e lirisë. Populli foli, foli të shtunë dhe do flasë nesër. Gjuha e përdorur prej tyre është gjuha që përdorej në komunizëm. Këta mund të ikin nesër mund të fshihen dhe pasnesër por kurrë nuk mund t’i shpëtojnë vullnetit unik të popullit shqiptar

Klajda Gjosha, deputete e LSI: Ishte e trishtë në fak ta shikoje Ruçin sot. Unë isha e vogël në ’91 dhe atëherë e kam parë. Është e dhimbshme të shikosh Ruçin të flasë për integrimin në BE, kur ai ka folur kundër BE dhe Perëndimit. Akti i tij për të mbyllur dyert e Parlamentit është i dhimbsshëm. Sot ne kemi firmosur të gjithë për djegien e mandateve. Ruçi do t’i lërë më shumë kohë Ramës, deputetëve të PS për t’u çliruar nga kjo situatë në të cilën e ka vënë përballë populli shqiptar. Nuk ka pasur skenar dhune dhe asqë është përmenduar. Është e pamundur të ruash mijëra qytetarë të cilët kanë probleme reale në jetët e tyre. Këta revolta do të shprehen në mënyra të ndryshme. Është e pamundur t’u thush sot qyterëve: Ju lutem qetësohuni!

Agron Duka, kreu i PAA (pa mandat deputeti): Unë mendoj se nuk ka turp që të themi se kjo protestë është drejtuar nga opozita. Unë do të thoja se ajo që kundërshtojnë ata që janë në pushtet është se krijonë një precedent se ne do humbin sërish. Por është një situatë e jashtëzakonshme. U vodhën në gjithë Shqipërinë votat dhe nuk pati asnjë reagim nga PS. Gramozi do ishte mirë që për Shqipëri, për vetë PS të thoshte se Parlamenti shkrihet dhe hyjnë në dialog.

Klevis Balliu, deputet i PD: Lulzim Basha bëri atë që e bëri dhe Donald Trump. Kjo është një lëvizje trampiste. Unë njof Europën e cila përfaqëson demokracinën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përsa i përket protestës së nesërme ai ka vënë gjemba dhe e ka rrethuar me gjemba Parlamentin. Ky të fshihet ku të dojë por do vijë dita që do t’i shikojnë në Surrel. /Opinon.al