Prostitutat e Beogradit: “Migrantët na i kanë trembur klientët”

Prostitutat të cilat për dekada të tëra presin klientët e tyre në një park në afërsi të stacionit kryesor të autobusëve në Beograd, thonë se emigrantët ua kanë “trembur” të gjithë klientët, shkruan B92.

Lajme

03/09/2015 14:15

“Që kur këta arabë kanë filluar të vijnë dhe të vendosen me familjet e tyre këtu, ne jemi dëbuar nga parku që për dekada të tëra e kemi zhvilluar punën tonë pandërprerë. Ata na i kanë zënë gjitha karriget përreth parkut duke ngritur tenda. Klientët e vjetër më nuk po na vizitojnë, kurse ne po qëndrojmë në fund të parkut pa bërë asgjë. Nëse ky problem vazhdon edhe për ndonjë ditë, ne nuk do të kemi çfarë të hamë”, ka deklaruar Maja (40) e cila punon në këtë park qe 14 vite, transmeton lajmi.net.

Një kolege tjetër e saj thotë se sigurisht se klientët e tyre kanë kaluar tek ura e kaltër.

“Po të dëshironin këta azilkërkues shërbimet tona, të paktën do ti kompensonim humbjet, megjithatë nuk ka asgjë nga kjo punë. Ata as që dëshirojnë të na shikojnë”, ka deklaruar njëra nga prostitutat. (lajmi.net)