I propozoi të dashurës duke u ngjitur në një shkëmb, por çfarë ndodhi pastaj

Një njeri vendosi që të dashurës së tij t'ia bëj një propozim shumë të veçantë për martesë duke u ngjitur në një shkëmb të lartë, por ai ngeci atje dhe u desh të shpëtohej nga një helikopter.

Bota

21/04/2016 03:35

Michael Banks mendoi se kishte zgjedhur mënyren më të bukur për të propozuar të dashurën e tij për martesë, përcjell lajmi.net

27-vjeçari u ngjit në 600 këmbë lartësi në shkëmbin Morro Rock në Kaliforni dhe i propozoi asaj nepërmjet ‘FaceTime’.

Lajmi i mirë ishte që ajo pranoi propozimin për martesë, por lajmi i keq ishte se ai mbeti i mbërthyer në shkëmb ku pastaj u shpëtua nga një helikopter.

“Ai nuk mund të lëvizte në asnjë drejtim, sepse do të binte poshtë” tha Kapiteni Morro Bay.

Njëri nga ekipa e shpëtimit u lëshua me litar dhe e shpëtoi atë.

“Zotri Banks ishte i qetë gjatë shpëtimit” u shpreh kapiteni.

Ky shkëmb është bërë i ndaluar për shkak të rrezikut nga autoritetet e sigurisë në Kaliforni pasi disa njerëz kishin humbur jetën duke rënë poshtë.

“Nuk është e qartë nëse Banks ka pasur një opsion të dytë për propozim përveç shkëmbit, por ju të tjerët duhet të mendoni mënyra të tjera, ndonjë që nuk rrezikoni rrëzim nga shkëmbi” është shprehur në fund kapiteni Bay./lajmi.net

rescue-1-2-589x442 rescue-5-1-589x442