Propaganda ruse për luftën në Ukrainë

Moska zyrtare është duke e përdorur një formë të vet të propagandimit të konfliktit në Ukrainë.

Bota

13/02/2015 19:30

Në një shkrim të botuar në revistën prestigjioze “Te Economis”, është përshkruar argumentimi që Kremlini po e bënë përfshirjen e separatiste pro-rusë në konfliktin në zonat lindore të Ukrainës.

Në këtë shkrim thuhet se në këtë konflikt nuk është duke u përfshirë ushtria e Ukrainës, por vetë SHBA-të.  Gjithashtu, thuhet se ushtria e Ukrainës është e përbërë nga një legjion i huaj i NATO-së dhe ushtarëve amerikanë të cilët, sipas Rusisë, po vrasin pro-rusët në rajonin e Donbas-it, transmeton lajmi.net.

Anti-amerikanizmi nuk është vetëm arsyeja që po përdorët nga rusët për luftën si shtyllë për fuqinë shtetërore, por edhe si një ideologji që Rusia po mundohet ta eksportojë në Europë, ashtu siç e kishte bërë gjatë kohës së komunizimit.

Kjo ideologji anti-perëndimore nuk ishte veshur vetëm në rrogat e komunismit, por edhe në Rusinë cariste dhe të klerikëve fetarë.

“Ne jemi duke i parë shumë shtete Euro-Atlantike të cilat janë duke u larguar nga rrugët e tyre, përfshirë edhe nga vlerat e tyre të krishtere”, kishte thënë kryetari i Rusisë, Vladimir Putin në vitin 2013.

“Për dallim nga këto vende, Rusia gjithmonë ka një shtet i cili së bashku me popullin e saj e ka qytetërimin, kulturën dhe Kishën Ortodokse Rusë”, thuhet në këtë shkrim.

Sipas Moskës zyrtare, Rebelët në Donbas po luftojnë jo vetëm me ushtrinë e Ukrainës, por kundër një mënyre të korruptuar perëndimore të jetës në mënyrë që të mbrojnë pikëpamjen e dalluese të Rusisë për botën.(Lajmi.net)