Propaganda kundër refugjatëve: Ja si u keqpërdor fotografia e “ISIS-it” (Foto/Video)

Mediat dhe rrjetet sociale kanë shpërndarë fotografinë që shihet më opshtë. Shpërndarësit pretendojnë se disa refugjatë sulmojnë policët, përderisa ata mbajnë në duar flamurin e ISIS. Por në fakt fotografia është realizuar disa vite më parë.

Bota

15/09/2015 11:18

Bëhet fjalë për këtë fotografi.

ISIS picccc

Siç sqaron britanikja “Independent”, flamuri mund të mos jetë i ISIS, dhe sigurisht që nuk ka të bëjë asgjë me refugjatë.

Në anën tjetër, mijëra shpërndarës të kësaj fotografie pretendonin se ISIS po trafikon agjentë të saj nëpërmjet grupeve të refugjatëve, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, në fakt fotografia është shumë më e vjetër.

Ajo është realizuar në muajin maj të vitit 2012 në Bon të Gjermanisë, gjatë kohës kur disa protestues të djathtë protestonin kundër myslimanëve, ndërsa në anën tjetër një grup kundër-protestues myslimanë u ishin kundërvënë me protestë tjetër atyre.

Kjo situatë mund të shihet edhe në videon më poshtë.

YouTube player

 

Pra në fakt fotografia është 3 vjet e vjetër, dhe nuk ka të bëjë asgjë me refugjatët sirianë. /lajmi.net