Propaganda e Shpend Ahmetit për 46 mijë ndërtimet pa leje në Prishtinë. Ja e vërteta (Dokument) – Lajmi.net
Propaganda e Shpend Ahmetit për 46 mijë ndërtimet pa leje në Prishtinë. Ja e vërteta (Dokument)
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 16:29, 4 November 2017
“Krijimi i regjistrit nuk e ka pasur mundësinë e selektimit të ndërtimeve pa leje të cilat janë të ndërtuara para lufte dhe ato pas lufte. Kështu që numri total i përfshinë të dy periudhat”, thonë në Ministri të Ambientit.

“46 mijë ndërtime pa leje kanë ndodhur në mandat të LDK-së”. Kështu ka deklaruar dhjetëra herë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sa herë i është dhënë mundësia t’i drejtohet opinionit përmes mediave, ose rrjeteve sociale. Por, kjo deklaratë e kryetarit është vetëm propagandë politike, pasi që, të dhënat flasin ndryshe.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që nga viti 2015,  ka publikuar Regjistrin Shtetëror të Ndërtimeve pa leje, dhe ka rezultuar që në Kosovë janë 352 mijë ndërtime pa leje, veçmas në Prishtinë 46 mijë ndërtime të këtij lloji. Këtu hynë të gjitha ndërtimet pa leje që prej viteve 1960, ‘70, ‘80, ‘90, të ndërtuara deri më datë 30 gusht 2013, datë kjo kur është bërë edhe incizimi satelitorë i Kosovës, që ua mundëson këtyre ndërtuesve të aplikojnë për legalizim, shkruan lajmi.net.

Pra, kryetari Ahmeti me deklaratën “46 mijë ndërtime në kohën e LDK-së”, nuk po godet vetëm kundërshtarin e tij politik, por edhe ndërtuesit e paraluftës që përllogaritët të jenë mbi 20 mijë objekte të regjistruara në MMPH në Prishtinë. Ahmeti po godet edhe vetën, pasi emri i babait të tij, gjinden në regjistrin e 46 mijë ndërtimeve pa leje, po ashtu edhe emrat e shumë bashkëpartiakëve të tij që kanë ndërtuar para e pas luftës në Prishtinë.

Bajram Kadriu, zyrtar i lartë për komunikim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, thotë për lajmi.net se regjistrimet pa leje në Prishtinë e në Kosovë janë të para dhe pas luftës.

“Regjistri Shtetëror i ndërtimeve pa leje ndërtimore për komunat e Republikës së Kosovës është publikuar para dy vitesh. Pra është bërë regjistrimi i ndërtimeve pa leje, ndërkohe dihet që ligji për legalizim është duke u bërë plotësim-ndryshim dhe procesi është ndalur për faktin, sepse Ligji nr. 04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka pasur një afat prej tri vitesh, pra qe nga data 05.02.2017 nuk është në fuqi dhe si rezultat i zbatimit të këtij ligji janë legalizuar një numër relativisht i vogël i ndërtimeve (2000 ndërtime). Ligji nr. 04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje i ka obliguar Komunat qe regjistrat ti krijojnë me ndërtime te cilat janë te ndërtuara pa leje deri me datën 31 Gusht 2013”, tha Bajrami.

Ai thotë se nuk ka të dhëna se sa ndërtime në Prishtinë janë regjistruara para luftës e sa të pas luftës, por pohon se ka të të dyja periudhave.

“Krijimi i regjistrit nuk e ka pasur mundësinë e selektimit të ndërtimeve pa leje të cilat janë të ndërtuara para lufte dhe ato pas lufte. Kështu që numri total i përfshin të dy periudhat”, shtoi tutje Kadriu.

Avni Gashi, banorë nga lagja “Kodra e Trimave” thotë se fillimisht e kanë regjistruar ndërtimin pa leje e më pas kanë aplikuar për legalizim. Tutje, ai thotë se bëhet fjalë për shtëpinë e ndërtuar para luftës.

“Shtëpinë e ka ndërtuar babai diku në vitit  e ’80-ta. Shtëpia është e ndërtuar pa leje, pasi që në atë kohë pothuajse të gjitha ndërtimet e shtëpive janë bëre pa leje. Kemi aplikuar për legalizimin, me gjithë se nuk ka pas nevojë, pasi ne paguajmë tatim në pronë për të. Po nuk ka ardh kush me na pyet asgjë qe dy vite”, thotë për lajmi.net, Avni Gashi.

Në regjistrin e ndërtimeve pa leje për Komunën e Prishtinës ndodhet edhe emri i familjes së kryetarit Shpend Ahmeti, konkretisht emri i babait të tij të ndjerë Ali Ahmeti. Në regjistër është shënuar se Ali Ahmeti ka një mbindërtim pa leje në Rrugën “Perandori Justinian”. Për më keq mbindërtimi është bërë mbi banesën që nuk është pronë shtetërore.

“Banesa e Prindërve e dhënë në shfrytëzim nga Teatri Krahinor, babit në vitin 1973. Është bërë kërkesa për privatizim nga prindi, por ende nuk ka përgjigje definitive. Çfarëdo ndryshimi në statusin e banesës do të paraqitet në AKK”, ka shënuar Shpend Ahmeti në deklarim të pasurisë.

Deputeti  i VV-së, Mytaher Hasakuka që është në balotazh për zgjedhjet lokale për kryetar të Prizrenit, emri i tij gjendët në listën e ndërtuesve pa leje që kanë ndërtuar në Prishtinë. Ndërtimi është bërë në lagjen “Marigona”.

Sikurse mijëra ndërtime pa lejë që e kanë kapluar Prishtinën pas luftës, periudhën e “hallakamës” e shfrytëzojë edhe ish-drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës Xhelal Sveçla.

Ai mbindërtoi ilegalisht në vitin 2000, duke e ngritur më lartë lokalin afaristë që e ka në pronësi të përbashkët me vëllezërit. Për legalizimin e tij, në Komunë ka aplikuar vëllai i tij.

Regjistri shtetëror i ndërtimeve pa leje është listë e të gjitha ndërtimeve pa leje në tërë Republikën e Kosovës. Regjistri i përfshinë të gjitha ndërtimet e përfunduara, substancialisht të përfunduara ose të pa përfunduara, por kanë filluar ndërtimin para datës 30 gusht 2013.

Në numrin prej 46 mijë ndërtimeve në Prishtinë, hynë ndërtesat e larta, shtëpitë, garazhet, mbindërtimet, zgjerimet, ndërhyrjet në përdhese, kate, kulm apo bodrum, shtesat/anekset si vertikale ashtu dhe ato horizontale.

Në Komunën e Prishtinës për të regjistruar objektin pa leje në vitin 2015 kishin shkuar rreth 25 mijë palë, ndërsa mbi 20 mijë ndërtime, Komuna i ka regjistruar vetë, pasi që pronarët nuk kishin shkuar për ta bërë regjistrim, dhe thuajse të gjitha janë ndërtime të para luftës.

Në kohën kur kishte filluar fushata e regjistrimeve pa leje në Prishtinë, as vetë kryetari Ahmeti nuk e dinte se legalizimit duhet t’i nënshtrohen edhe objektet e para luftës.

“Në Prishtinë ekzistojnë deri në 15 mijë ndërtime pa leje, apo 25 mijë njësi banesorë”, deklaronte Ahmeti, duke aluduar në ndërtimet që u bënë në kohën e LDK-së.

Por, kur mësoi që në regjistër u futën të gjitha ndërtimet pa leje, të para dhe pas luftës dhe se numri shkoi në 46 mijë, filloi me retorikën propaganduese kundër kundërshtarit politike, duke goditur edhe qytetarët që ndërtuan në pronën e tyre pa leje në kohën e masave të dhunshme.

Ndërtimet pa lejë në Ballkan kanë qenë fenomen i vazhdueshme, dhe se gati të gjitha vendet e rajonit kanë pasur më shumë ndërtime pa leje se Kosovë.

Më poshtë mund të shihni një tabelë të ndërtimeve pa leje. /Lajmi.net/

=

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble