Propaganda e Koresë së Veriut: Raketat tona i kthejnë tanket e armikut në “kunguj të zier”

Lideri i Koresë së Veriut, e ka ndjekur nga afër hedhjen e raketave antitank, që janë shumë precize dhe efikase.

Bota

28/02/2016 22:50

Nuk janë bërë publike fotografitë, ku duken këto raketa, për të cilat thuhen fjalë shumë të mëdha.

Televizioni shtetëror me bazë në Phenian, e ka publikuar një kronikë pa zë, ku shihet Kim Jong-Un duke ndjekur hedhjen e raketave.

Këto raketa që komandohen me laser, kanë ‘vargun më të gjatë të qitjes në botë dhe janë më të sakta se caku i snajperit’.

Gjithnjë sipas televizionit të kontrolluar nga Jong-Un, këto raketa janë aq të afta, sa që mund të kthejnë në “kungull të zier” çdo tank të armikut.