Pronari i restorantit në Paris refuzon t’ju shërbej dy myslimaneve, të gjithë jeni terrorist (Video)

Pronari i një restoranti në Paris ka refuzuar t’ju shërbej dy myslimaneve, me arsyetimin se të gjithë myslimanët janë terrorist, gjë që sërish ka ngritur tensione në këtë vend, raporton BBC.

Bota

28/08/2016 21:41

Incidenti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në paralagjen parisene Trembo en France, kurse njëra nga gratë që nuk mori shërbimin ka gjiruar ngjarjen dhe videon e ka postuar në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Në video shihet se si pronari i restorantit flet me gratë, të cilat bartnin shami, që ato nuk i dëshiron në restorantin e tij dhe se “terroristët janë myslimanë dhe myslimanët janë terrorist”.

Një grup i njerëzve sot është mbledhur para restorantit për të protestuar, kurse pronari ka thënë se i vije keq për shkak të asaj që ka ndodhur.

Sipas tij, situata ka dalë nga kontrolli për shkak të tensioneve të mëhershme rreth ndalimit të bartjes së burkinit, kostumit të larjes që mbulon tërë trupin, në plazhet franceze.

Ai po ashtu ka thënë se njëri nga miqtë e tij është vrarë në sulmet terroriste të vitit të kaluar në sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris.

Xhirimi ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, kurse shumë myslimanë të pakënaqur kanë bërë thirrje për protesta.

Mediat franceze raportojnë se për këtë rast ka intervenuar policia, por nuk është bërë e ditur se a është ngritur padi kundër pronarit të restorantit. /Lajmi.net/

YouTube player