Pronari i Facebook-ut i mëson notin vajzës së tij 2-muajshe (Foto)

Mark Zuckeberg, ka filluar që në muajt e parë të jetës t’i mësojë vajzës së tij Maxima, notin.

Fun

25/01/2016 10:16

Vetë krijuesi i Facebook, ka shpërndarë në rrjet një foto  të bijën 2-muajshe, një foto ku ai është futur në ujë dhe në dorë mban vogëlushen e tij,  e cila duket e adhurueshme.

E kotë të themi që postim për shumë pak orësh ka marrë mbi 1 milion pëlqime dhe 21.000 komente.

Edhe pse shumica e ekspertëve nuk rekomandojnë që fëmijë të notojnë në moshë kaq të vogël, duket se vogëlushja është mëse e sigurtë në duart e babait.

Që kur ka ardhur në jetë, Zuckenberg dhe bashkëshortja e e tij Priscilla Chan, nuk kanë qenë të rezervuar në shfaqjen e fotove të vajzës së tyre, në publik. E ku tjetër veccse në Facebook?!