Pronari i autobusit demanton Behgjet Pacollin: Thyerja e xhamave ka qenë aksidentale – Lajmi.net
Pronari i autobusit demanton Behgjet Pacollin: Thyerja e xhamave ka qenë aksidentale
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 14:32, 10 September 2018
Drejtori i kompanisë “Barileva Turist”, Naser Januzi ka mohuar se autobusët me udhëtarë kosovarë janë sulmuar dje në Serbi, gjatë linjës së udhëtimit Gjermani – Kosovë.

Januzi tha për KALLXO.com se rasti i thyerjes së xhamave të autobusit ka qenë aksidental.

“Nuk jemi sulmuar, ka qenë rast aksidental. Guri ka ardhur prej kamionit rrugës edhe ka rënë në xham të shoferit. Tjetër sulm nuk kemi pasur, unë kam qenë në vend të ngjarjes.”, tha ai.

Pronari i kompanisë së udhëtimit shtoi se nga aksidenti, nuk ka pasur të lënduar dhe se autobusi menjëherë ka vazhduar rrugën për në Kosovë.

“Ka ardhur edhe policia e kemi njoftuar për shkak të sigurimit të xhamave, i kemi thirrur. Nuk ka pasur asnjë provokim, tendencë apo organizim, përkundrazi na kanë dalë në ndihmë edhe policia,”, tha ai.

Në Kosovë dje është raportuar se një autobus i “Barileva Turist” është sulmuar me gurë në Serbi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës  Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që rastin ta dënojë edhe Bashkimi Evropian.

“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër teritorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi. Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO