Promovohet romani “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë” – Lajmi.net
Promovohet romani “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 22:47, 25 May 2017
Në Institutin Albanologjik të Kosovës sot u promovua libri “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”, i autorit Mehdi Mulaj.

“Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”, është roman i bazuar në ngjarje të vërtet dhe i kushtohet jetës dhe veprës së gjeneralit, Agim Qelaj.

Autori i këtij libri i cili njëherit është edhe gazetar tregoi se për këtë roman ka punuar për shtatë vite.

“Në këtë roman kam punuar plot shtatë vjet. Asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur me mënyrën se si e kam shkruar. Çdo fjalë që e shënoja, më dukej e vogël përball veprave të mëdha të Gjeneralit. Mezi e binda veten ta botoj në këtë version që është, se për ndryshe, gjithë jetën do të punoja në të”, tha Mulaj.

Mulaj u shpreh se “dëshira më e madhe e gjeneralit ishte që ti shihte së bashku shqiptarët”.

Në promovimin e librit të pranishëm kanë qenë, familjarët e gjeneralit, Agim Qelaj, shokët dhe miqtë e tij. /Insajderi.com

18721561_10212114933526502_180271776_o-576x1024

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Supercar Showdown
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball