Promotori i Mayweather flet për duelin e mundshëm me Pacquaio

Pasi Manny Pacquaio arriti ta mbrojë me sukses titullin e WBA, ai menjëherë ftoi për luftë Floyd Mayweatherin.

Sport

21/01/2019 21:31

Mayweather – Pacquaio në vitin 2015 ishte dueli që theu të gjitha rekordet e fitimeve asokohe.

Ishte amerikani i cili triumfoi në atë ndeshje edhe pse vendimi i jurisë u diskutua shumë nga legjendat e boksit.

Por, a do të kemi revanshin e madh pas katër viteve? Për këtë çështje ka folur promotori i Floyd, Leonard Ellerbe.

“Floyd është i pensionuar dhe nuk ka interes ta bëjë një gjë të tillë” ka thënë Ellerbe për “Business Insider”, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk e ka dëshirën, motivimin. Ai po jeton jetën më të mirë, po udhëton, po udhëheq disa biznese. Ai do të mbush 42 në shkurt” ka thënë tutje promotori i Mayweather.

Edhe pse një revansh potencial mund të sillte miliona dollarë fitime për të dy boksierët, Ellerbe ka thënë se nuk bëhet fjalë gjithmonë për paratë. /Lajmi.net/