Prokurorja Speciale e Maqedonisë zgjedh vetëm 4 prokurorë shqiptarë

Prokurorja Speciale Katica Janeva publikoi listën e bashkëpunëtorëve të saj që do të angazhohen në Prokurorinë Speciale.

Lajme

30/09/2015 13:15

Janeva ka zgjedhur 14 prokurorë, numër i domosdoshëm, sipas saj, për procedimin efikas të rasteve në kompetencë të Prokurorisë Speciale. Prej 14 prokurorëve të zgjedhur, 4 janë shqiptarë.

Në vazhdim lista e plotë:

  1. Artan Ajro
  2. Burim Rustemi
  3. Gavril Bubevski
  4. Darko Jakimovski
  5. Elizabeta Josifova
  6. Lejla Kadriu
  7. Lençe Ristoska
  8. Lile Stefanova
  9. Lubomir Lale
  10. Marija Gorgeva
  11. Snezhana Bundalevska
  12. Stevço Donev
  13. Trajçe Pelivanov
  14. Fatime Fetai

Prokurorët duhet të votohen nga Këshilli i Prokurorëve me shumicën e Badinterit. Pas formimit të ekipit, Prokuroria Speciale e udhëhequr nga Katica Janeva do t’i marrë në shqyrtim edhe lëndët e para nga Prokuroria Publike. Benjamin Arifi.