Prokuroria: Vajza nga Mitrovica shfrytëzohej seksualisht në Skenderaj për 10 euro

Në disa faqe kërkesë për caktimin e paraburgimit prokurori Ismet Ujkani ka rënditur funksionimin e një dukurie shqetësuese në qytetin e Skenderajt.

Lajme

22/01/2019 21:26

Në një local muzike një vajzë nga Mitrovica pretendohet se u shfrytëzua seksualisht për disa muaj fillimisht nga pronari i lokalit e më pas edhe nga klientët e tjerë.

N.N emër i njohur për redaksinë identiteti i të cilit nuk publikohet për shkak të rrethanave të rastit është duke u hetuar nga prokuroria pasi e kishte marrë vajzën nga Mitrovica dhe e kishte punësuar si kamariere në lokalin e tij. Aty sipas prokurorisë vajza paguhej me 10 euro në ditë ndërsa pronari e kishte obliguar të ulej me klientët dhe ti joshte seksualisht.

Prokurori tutje sqaron se gjatë kësaj kohe i dyshuari kishte kryer mardhënie me vajzën ndërsa kulmi kishte arritur kur ajo ishte obliguar të kryente mardhënie edhe me disa klientë të zonës.

Prokuroria përshkruan të paktën tri rate kur I dyshuari e kishte obliguar viktimën të kryente mardhënie seksuale me klientët e lokalit të cilët më pas kishin paguar para tek pronari.

Dokumenti i siguruar nga kallxo.com sqaron se për ta arritur qëllimin e tij i dyshuari e kishte përdorur kërrcënimin e një arme ndërsa disa herë e kishte mbyllur edhe derën e lokalit.

Dëshmitë për rastin janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore të Mitrovicës ku i pandehuri ka mohuar fajsinë ndërsa ka kërkuar të mbrohet në liri. Sipas vendimit të siguruar gjykatësi Ali Kutllovci ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin. Ai është arrestuar të martën gjatë një aksioni të policisë.