Prokuroria tërhiqet nga një akuzë ndaj Faton Topallit

Prokuroria është tërhequr nga akuza për përdorim armësh ndaj Faton Topallit.

Lajme

29/12/2017 09:47

Në gjykimin e  katër deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, prokuroria është tërhequr nga një akuzë ndaj deputetit Faton Topalli.

Prokuroria në këtë proces nuk do ta ndjekë më penalisht Topallit për mbajtje në pronësi ose posedim të armëve.

Bashkë me Topallin në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë edhe Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./Kallxo.com