“Prokuroria ta vërtetojë nëse komisioni Bulliqi ka bërë shpifje, apo komisioni Meha falsifikim”

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka kërkuar nga deputetët ta votojnë Demarkacionin.

Lajme

23/02/2018 16:20

Ai ka komentuar edhe raportet e komisioneve, Bulliqi dhe Meha.

Sipas Pecit, është Prokuroria ajo që do të duhej ta vërtetonte nëse komisioni Bulliqi ka bërë shpifje, apo komisioni Meha falsifikim.

“A eshte ndonje akt veper penale apo jo e percakton prokuroria dhe gjyqesia, dhe kete nuk mund ta beje komisioni Bulliqi, i cili ia ka jep vetes kete drejte, dhe kete poashtu nuk mundet ta beje as edhe Kuvendi i Kosoves. Prandaj, keto pika ne raportin Bulliqi nuk kane peshe legale. Do te mbetet ne duar te prokurorise te vertetoj se a ka bere Komisioni Bulliqi shpifje te mbuluar me petkun qeveritar, apo Komisioni Meha veper penale te falsifikimit. Deputete, mos u perzini ne keto pune se jane jashte mandatit tuaj. Votojeni demarkacionin”, ka shkruar Peci në facebook.

Ndryshe edhe sot është shtyrë seanca për ratifikimin e demarkacionit, seancë e cila u shty për të mërkurën. /Lajmi.net/