Prokuroria ‘shpëton’ Milanin, nuk ka hetime për shitjen e klubit

Francesco Greco ka mohuar raportimet rreth hetimeve për procesin e shitjes së klubit.

Sport

13/01/2018 14:19

Kreu i Prokurorisë nga Milano, Francesco Greco ka mohuar raportimet rreth hetimeve për procesin e shitjes së klubit.

“Aktualisht nuk ekzistojnë arsye për hetime ndaj shitjes së Milanit”, deklaroi Greco në komunikatën e publikuar nga “La Stampa”.

Silvio Berlusconi shiti Milanin tek një grup i biznesmenëve nga Kina, përcjell “lajmi.net”.

Por, procesi i shitjes ka zgjuar dyshime në lidhje me parregullsi që prapë nuk kanë sjellë hetime nga organet e rendit. /Lajmi.net/