Prokuroria në Ferizaj ngritë dy aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm njofton se sot ka ngritur dy aktakuza për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Lajme

11/12/2018 16:09

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.H, e ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, përmes telefonit me fjalët “Ma parë ka me ti myt fëmijët këtu e pastaj ka me ardh atje kam me të myt edhe ty”, të cilat fjalë kanë shkaktuar frikë dhe ankth tek e dëmtuara, ku me këtë rast ka kryer veprën penale kanosje nga neni 185 par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, në rastin tjetër , i pandehuri J.K, e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën-bashkëshorten e tij, në atë mënyrë që fillimisht e ka kapur për flokë duke e goditur për lavamani me kokë, dy-tri herë, e deri te kjo ka ardhur për shkak se e dëmtuara në ditën kritike derisa kishte qenë duke i shërbyer çaj të pandehurit e njëkohësisht duke përgatitur mëngjesin për fëmijët, nuk kishte arritur që t’i shërbej në kohë të pandehurit, me ç’rast të njejtës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, të përshkruara edhe në raportin ekspertizën mjeko-ligjore të dates, 03.12.2018, ku me këtë rast ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në të dyja rastet, Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, që të pandehurit ti shpall fajtor dhe të i’u shqiptojë një sanksion penal të paraparë me ligj. /Lajmi.net/