Prokuroria me detaje shokuese për shpërthimin në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje për shpërthimin e mbrëmshëm të bombolës së gazit në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Lajme

19/01/2019 12:32

Sipas komunikatës së prokurorisë shpërthimi ka qenë i fuqishëm ku janë lënduar 15 persona, ku të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Prokuroria përmes komunikatës tregon se ky shpërthim ka qenë aksidental dhe sot prapë do të dalin në vendin e ngjarjes për hetime të vazhdueshme.

“Me datë 18 janar 2018, rreth orës 20:00, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një lokal në fshatin Ratkoc ka ndodhur një shpërthim i një bombole të gazit, në bodrumin e të njëjtit lokal. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit, me ç ‘rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku pas trajtimit 11 prej tyre janë lëshuar në shtëpi dhe 4 prej tyre kanë qëndruar për trajtim të mëtutjeshëm. Vlerësimi momental edhe nga ana e policisë konsiderohet që shpërthimi ka qenë aksidental, po sot prapë do të dalin në vendin e ngjarjes, për të vlerësuar shkaktarin e shpërthimit”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/