Prokuroria maqedonase kërkon dënim për Zaevin

Prokuroria Publike kërkoi nga Gjykata Themelore dënim për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për veprën -mitmarrje.

Lajme

04/06/2015 17:37

Nga Gjykata Themelore konfirmuan se kanë pranuar propozimin dhe i njëjti është caktuar tek gjykatësi kompetent për vlerësim të lëndës. Zaev ka të drejtë në ankesë kundër kërkesës së prokurorisë. Padinë ndaj Zaevit e ngriti MPB-ja para fillimit të publikimit të bombave. Zaev tha se ky është rasti i vetëm në botë ku akuzohet ndokush për mitmarrje, ku në fakt nuk ekzistojnë paratë. Alsat-M