Prokuroria liron deputetin që aksidentoi  për vdekje një 53 vjeçar

Ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi.

Lajme

12/08/2017 16:59

Ndërkohë, vetë Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për akuzat “largim nga vendi i aksidentit” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit”.

Viktima e këtij aksidenti, një shtetas 53-vjeçar gjeti vdekjen kur tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga mjeti dip “Benz” i deputetit të PDIU-së.