Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zv/ministrin Cena dhe dy të tjerët për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme arrestoi një nga zëvendësministrat e Qeverisë Haradinaj.

Lajme

21/10/2018 11:15

Zv/ministri që u arrestua është ai i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena nga AAK.

Policia tha se ai u arrestua për shkak se dyshohet për  involvimim në veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozites apo Autoritetit Zyrtar”.

E ndaj të njëjtit pritet të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Këtë e konfirmoi sot për lajmi.net edhe zëvendësprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Ne do ta dërgojmë kërkesën në gjykatë, e ajo brenda 48 orëve vendos lidhur me masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Kjo është e sigurtë se do të ndodhë. Nëse sot nuk mbahet shqyrtimi gjyqësor, sigurisht se nesër gjykata do ta caktojë seancë”, tha ai.

Theksojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka dalur me ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin e zv/ministrit Cena. /Lajmi.net/