Prokuroria kërkon dënimin me burg të Ramadan Mujës

Prokuroria e EULEX’it ka kërkuar nga Trupi Gjykues që ta dënojë me burgim Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorët e kaluar të tij.

Lajme

27/01/2014 12:32

Prokurorja e EULEX’it, Natasha Vikeri, ka kërkuar sot nga Trupi Gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren dënimin me burg të Kryetarit të këtij qyteti, Ramadan Muja.

Ajo ka kërkuar nga gjykatësit që Muja dhe të tjerët të dënohen nga 1 deri në 8 vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha, ndërkaq ka hedhur poshtë të gjitha akuzat me të cilat Prokuroria e EULEX’it e ngarkon klientin e tij.

Ai ka thënë se nuk ka elemente që veprimet e Mujës përbëjnë vepër penale, raporton PrizrenPress.

“Ne edhe në fillim kemi thënë se mund të ketë shkelje të procedurës administrative të cilat nuk përbëjnë vepër penalë”.