Prokuroria jep sqarime për aksionin e Policisë javën e kaluar në Mramor të Prishtinës

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar ne fund të javës së kaluar një operacion policor në Fshatin Mramor  të Prishtinë, në një shtëpi ku dyshohej për armë, narkotik dhe mallra të kontrabanduara (aprate të lojërave të fatit të pa zhdoganuara).

Lajme

13/03/2018 16:17

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka sqaruar opinion se i arrestuari me këtë rast nuk ka qenë pronar i armeve, ashtu siç ishte raportuar.

Më poshtë mund të shihni reagimin e Prokurorisë:

Reagim ndaj shkrimit në mediave të shkruara dhe elektronike, të publikuara me datën 10 mars 2018, me titull: “Policia kap në Mramor të Prishtinës arsenal armësh e aparate të lojërave të fatit”. Ndër të tjera në njoftim thuhet, citoj: ”Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës së tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurën të rregullt”.

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe mbrojtjes së imazhit të punës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, reagojmë kundër informacioneve të publikuara në mediat e lartë cekura të cilat kanë informuar opinionin publik në mënyrë jo të drejtë lidhur me rastin në fjalë.

Në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka lëshuara Urdhëresë për kontrollimin e objekteve. Gjatë zbatimit të urdhëresës dhe kontrollimit të objektit (shtëpisë) në fshatin Mramor të Prishtinës, Policia ka gjetur armë, aparate të lojërave të fatit dhe sende tjera. Prokurori i Shtetit, vazhdimisht para, gjatë dhe pas kontrollit ka qenë në kontakt me Policinë. Të dyshuar për kryerjen e veprave penale në rastin konkret kanë qenë RR.G. dhe B.G. (babë dhe birë). Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka hasur vetëm të dyshuarin RR.G., babai i të dyshuarit B.G. Ndërsa, i dyshuari B.G. nuk ka qenë në shtëpi dhe për kundër përpjekjeve të Policisë që të njëjtin ta arrestojnë, duke kontrolluar edhe lokacione tjera, ka qenë i paarritshëm për policinë që të arrestohet. Me urdhëresë të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari RR.G. Prokurori i Shtetit, bazuar në informacionet që kanë të bëjnë me rastin, ka gjet se, shtëpia, armët, aparatet e lojërave të fatit dhe sende të tjera, ishin të dyshuarit B.G, i cili jeton ndaras nga prindi i tij, RR.G. Meqenëse, për të dyshuarin RR.G., Prokurori i Shtetit nuk ka pasur prova të mjaftueshme se, ishte posedues i sendeve të cekura më lartë, ka vendosur që ndaj të dyshuarin RR.G. procedura penale të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Ndërsa,  B.G. i cili është i dyshuari kryesor është në kërkim të policisë. Në rastin konkret, procedura penale është duke vazhduar, bazuar në provat dhe faktet që ka mbledhur deri më tani Prokurori i Shtetit.

Paraprakisht, Ju falënderojmë për vëmendjen dhe bashkëpunimin tuaj lidhur me këtë çështje.

Me respekt,

Prokuroria Themelore në Prishtinë