Prokuroria jep detaje për vdekjen e 22-vjeçarit që u mbyt nga drurët

Kishte lënë punën e tij në gjysmë në restorant, për t’iu dalë në ndihmë shokëve të tij. Elton Kuci së bashku me shokët e tij ishte nisur në bjeshkët e Deçanit për të prerë drurë. E nga pakujdesia, 22 vjeçari ka vdekur. Për këtë rast është arrestuar një person, ku sipas prokurorisë së Pejës, është ngritur aktakuze për vrasje ne pakujdesi, raporton T7

Lajme

20/09/2018 20:28

Drunjtë e Bjeshkëve të Deçanit, kanë lënë të vdekur një person.

Është Elton Kuci, një 22 vjeçar nga Decani i cili gjeti vdekjen nga pakujdesia në malet e kësaj ane.

Ani pse nuk ishte druvar, sipas familjes, Eltoni kishte shkuar tu ndihmojë shokëve të tij, duke e lënë kështu edhe punën në gjysmë, ku punonte në një restorant.

Policia rajonale e Pejës e ka konfirmuar vdekjen e tij dhe ka arrestuar një person.

Ndërkaq ne Prokurorinë Themelore te Pejës thonë qe për te arrestuarin është ngritur aktakuze për vrasje ne pakujdesi.

Esnar Qavolli nga kjo prokurori thotë se hetimet po vazhdojnë dhe se këtu do te përfshihet edhe Inspektorati i Punës.

Elton Kuci humbi jetën deri sa punonte ne Gryken e Deçanit, pasi mbi te ra një dru.

Nga plagët e marra 22 vjeçare ndërroi jete ne spitalin rajonal te Pejës.