Prokuroria fillon hetimet ndaj personave që ua dhanë mediave pamjet nga burgu ku vdiq Astrit Dehari

Pas ushtrimit të kallezimit penal kundër personave përgjegjës për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren që kanë të bëjnë me vdekjen e Astrit Deharit, Prokurori i shtetit ka filluar hetimet rreth këtij rasti.

Lajme

11/11/2016 17:57

Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi në rrjetin social Facebook.

Prokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, i ka dhënë përgjigje pozitive avokatit Gashi, për kallëzimin penal që si përfaqësues ligjor i familjes Dehari e paraqiti në Prokurori ./Lajmi.net/

14947580_1122811601127904_5885209950401141256_n