lajmi.net

Prokurorët kanë marrë nën mbrojtje një police, kanë frikë se Saimir Tahiri i lirë do të prish provat

Lapsi.al zbulon një detaj nga pjesa e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit e zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të kërkesës së kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, sepse do të dilnin detaje që përbënin sekret hetimor në çështjen “Tahiri-Habilaj”.

Lajme

21/10/2017 22:38

Me largimin e kamerave, gazetarëve, Saimir Tahirit dhe avokatit të tij, prokurorët u kanë treguar deputetëve të PS-së, PD-së dhe LSI-së se kanë marrë në mbrojtje një femër, oficere e policisë së shtetit që ka punuar edhe në Vlorë.

Sipas burimeve ajo ka dëshmuar për trafikun e drogës nga Habilajt dhe lidhjet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dëshmia e saj u është vënë këtë të shtunë në dispozicion anëtarëve të Këshillit, Imunitetit dhe Rregullores.

Lapsi.al zbuloi se kjo oficere e policisë ka marrë tashmë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur” nga prokuroria. Ashtu siç e bënë të qartë prokurorët edhe në pjesën publike kur kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, frika e tyre ishte se lënia e lirë e Saimir Tahirit, mund të ndikonte tek dëshmitarët dhe se mund të ndikonte për të prishur provat.

LM