Projekti për pastrimin e oqeanit Paqësor është gati të fillojë

Fondacioni për pastrimin e oqeanit Paqësor është rritur në 21.7 milionë dollarë.

Fun

24/07/2017 15:44

A e mbani mend Boyan Slat, adoleshenti ambiciet e të cilit ishin të pastrojë oqeanin Paqësor, duke i larguar 7,250,000 ton plastikë? Tani, 22 vjeçari ende i dedikon kohën e tij përpjekjeve për pastrimin e tij.

Është dhënë njoftimi se për pastrimin e oqeanit janë ngritur 21.7 milion dollarë dhe tani niset në shkallë të gjerë kapja masive e plastikës, transmeton lajmi.net

Në vitin 2016, në pastrimin e oqeanit pati një moment historik kur u testua për heqjen e një pengese prej 100 metrash për katër muaj në detin e veriut, rreth 14 milje larg bregut të Holandës.

Sipas Slat, qëlllimi ishte të shihej mënyra se si barriera u hap në ujërat e oqeanit të hapur. Ajo që gjithashtu u testua ishte qëndrueshmëria e saj gjatë stuhive dhe valëve të trazuara.

Me 21.7 milionë dollarë të mbledhur në fonde, pastrimi i oqeanit Paqësor do të fillojë këtë vit. 38 mijë donatorë nga 160 vende të ndryshme kanë ndihmuar në këtë aktivitet.

Për pastrimin e oqeanit tani për tani janë 65 punonjës me kohë të plotë dhe një bord këshillimor shkencor. /Lajmi.net/