Projekti për një Ballkan të zhvilluar

Ballkani Perëndimor mund të rimëkëmbet ekonomikisht duke i dhënë prioritet kërkimit shkencor dhe inovacionit. Përfaqësues të Bankës Botërore, kanë thënë se mbështesin vendet e rajonit në realizimin e këtij plani.

Lajme

11/11/2013 10:26

Rritja e ekonomike dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor ka mundësi të bëhet vetëm përmes kërkimit shkencor dhe inovacioni.

Kështu ka thënë Paulo Correa për “DW”,  nga zyrtar i lartë për çështje ekonomike në Bankën Botërore për Inovacionin dhe Teknologjinë.

Ai tha se nisma e shteteve të Ballkanit Perëndimor, për krijimin e një strategjie të përbashkët për kërkim shkencor, tregon se ky është një prioritet për këto vende.

“Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve publike për kërkimin shkencor dhe inovacionin duhet të jenë prioriteti i tyre i parë”.

“Objektivi përfundimtar është rritja e kontributit të Kërkimit Shkencor, Zhvillimit dhe Inovacionin ( R&D and Innovation) në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës – punë me cilësi të mirë sidomos për rininë- një segment ky i popullsisë që në Ballkanin Perëndimor është prekur nga përqindja e lartë e papunësisë”.

“Qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor- Shqipëria, Bosnjë- Hercegovina, Kroacia, Kosova, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia- do të arrijnë që shpenzimet në rajon deri në vitin 2020 për R&D dhe Inovacionin të arrijnë mesatarisht në 1,5% të Produktit të Brendshëm Bruto”.

“Vendet janë plotësisht të ndërgjegjshme për kufizimet e tyre fiskale dhe planifikojnë të punojnë për të arritur gradualisht drejt realizimit të këtij qëllimi. Psh. vendet e rajonit janë zotuar të përpiqen që të kenë 200 milion Euro, si fond jashtë rajonit për periudhën 2014-2020. Prioriteti i tretë është thellimi i bashkëpunimit rajonal në politikëbërje dhe zbatimin e programit”.

“Duke punuar së bashku vendet e rajonit presin të krijojnë një koalicion politik të politikëbërësve të cilët përmes një presioni pozitiv ndaj njëri- tjetrit mund të promovojnë kryerjen e reformave të duhura në nivel kombëtar”.

Correa, tregoi për mundësitë e financimit të këtyre projekteve, që duhet t’i shfrytëzojnë shtetet e rajonit

“Fondi për kërkim shkencor nga më të mirët që do të nxisë bashkëpunimin me diasporën shkencore dhe do të mbështesë kërkuesit e rinj; një program për të zhvilluar rrjetet e më të mirëve, excellences dhe promovuar racionalizimin e infrastrukturës së kërkimit shkencor dhe përqendrimin e burimeve sipas një” specializimi të mençur”të rajonit, etj”.

Correa, tha se nënshkrimi i “Strategjisë së Ballkanit Perëndimor për R&S dhe Inovacionin” nga 7 vendet e rajonit në Zagreb, tregon një përkushtim të këtyre shteteve për të ndërmarr diçka në këtë fushë.

“Kjo është një deklaratë e guximshme për rëndësinë e kërkimit dhe inovacionit në procesin e zhvillimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Strategjia dhe plani i saj i veprimit paraqet një numër rezultatesh që priten të arrihen deri në vitin 2020 , si rezultat i zbatimit të programeve të propozuara rajonale”.

“Për shembull, një fond i ri kërkimesh shkencore duhet të financojë 80 projekte të reja duke përfshirë shkencëtarë nga rajoni dhe diaspora, 50 kërkues të rinj shkencorë dhe doktoratura duke kontribuar në përmirësimin kërkimin shkencor nga exellences në rajon”.

“Transferimi i teknologjisë do të përmirësojë bashkëpunimin shkencë- industri dhe menaxhimin e të drejtave të pronësisë intelektuale nga kërkimi shkencor publik – plani është që të financohen njëqind projekte që të përfshijnë bashkëpunimin mes shkencës dhe industrisë”.

“Me fjalë të tjera pritet që politikat e R&D të jenë në qendër si në Bashkimin Europian, Norvegji, Zvicër, SHBA, Japoni, Kore dhe si kanë bërë ekonomi të tjera të zhvilluara në disa raste, më shumë se 50 vjet më parë”.