Projekti i Veliaj: Autobusë elektrikë për transportin urban – Lajmi.net
Projekti i Veliaj: Autobusë elektrikë për transportin urban
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 14:39, 19 May 2017
Erion Veliaj
Erion Veliaj
Gjatë aktivitetit për ditën ndërkombëtare “Pedalo për në punë”, kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj propozoi edhe një projekt të veçantë, autobusa elektrike për transportin urban, brenda këtij mandati.

“Sot linja e Tiranës së Re i është rikthyer itinerarit normal. Kemi shkuar nga 200 në 290 autobusë dhe brenda këtij mandati po bëjmë çmos që të fusim një linjë autobusësh elektrikë me 0 ndotje për qytetin, që do të ishte ndoshta transporti më i pastër që kemi pasur ndonjëherë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi ka nisur puna për projektin e investimeve për korsitë e dedikuara, të cilat do të rrisin sigurinë e të gjithë atyre që në vend të automjeteve private, preferojnë të pedalojnë.

“Bashkia e Tiranës sapo ka filluar projektin e investimeve për korsi të dedikuara, por edhe të mbrojtura, për t’u siguruar që eksperienca e transportit me biçikletë dhe ata që zgjedhin këtë alternativë të kenë garanci për një udhëtim të sigurtë”, u shpreh ai.

Veliaj dha një lajm të mirë edhe për të vegjlit, teksa bëri të ditur se më 10 qershor do të hapet edhe sheshi “Skënderbej” që do të jetë hapësira më e madhe pedonale. “Falë eksperimenteve të ditëve pa makina me fëmijët arritëm në një koncept të sheshit “Skënderbej” që do të jetë hapësira më e madhe pedonale. Nga 10 qershori fëmijët mund të vinë ta mësojnë aty biçikletën”, deklaroi kryebashkiaku.

Tirana do të jetë qyteti i parë në Shqipëri që do të ketë në parkingjet e saj nëntokësorë edhe karikues elektrikë, me synim promovimin dhe nxitjen e përdorimit të automjeteve që janë miqësore me ambientin.

Fjalët kyçe: Autobuse elektrik, Tirana, Veliaj

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master