Projektet që Kosova do t’i prezantojë në Konferencën e Berlinit

Projekte të shumta infrastrukturore me rëndësi për Kosovën por që kanë ndikim rajonal synohet të realizohen përmes ndihmës së ofruar në Konferencën e Berlinit. Kosova tashmë i ka përzgjedhur projektet që do t'i prezantoj në Berlin thotë Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli.

Lajme

29/11/2014 22:20

Konferenca e Berlinit do tu mundësoj shteteve hapjen e tregut dhe zhvillimit ekonomik. Kosova tashmë ka përzgjedhur projektet që kanë ndikim rajonal.
 
“Ato janë duke filluar nga autostrada, vazhdimi i autostradës për Merdare-Nish. Është më tutje nëse ndalemi te rrugët rruga e cila do të niset Ferizaj-Gjilan dhe Ujbardh që lidhet me Korridorin e 10’të. Është rruga Prizren-Tetovë me tunel që do të lidhte pjesën perëndimore të Maqedonisë me pjesën veriore të Shqipërisë dhe pjesën jugperëndimore të Kosovës”, tha ai për RTK.
 
Por Kosova nuk i ka lënë jashtë listës as disa projekte hekurudhore. Pjesë e listës së projekteve që Kosova ka menduar se kanë ndikim rajonal janë edhe ato të rrjetit elektrik sikurse që është linja 400 kilovoltëshe për Maqedoni. Por për të gjitha këto ende nuk është diskutuar financimi i tyre.