Profil: Berat Rukiqi, kandidat për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës

Berat Rukiqi është kandidat për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti

Lajme

21/04/2018 16:01

Kjo, pasi që kryetarit aktual, Safet Gërxhaliut, i skadon mandati.

Berat Rukiqi ka përvojë 11 vjeçare në Odën Ekonomike të Kosovës.

Lajmi.net ju sjellë një profil të shkurtër të Rukiqit:

Përvoja profesionale dhe biznesore:

–              Bashkëthemelues dhe bashkëpronarë në kompaninë Trosha, që punëson mbi 70 punëtorë dhe një ndër start-up më të suksesshëm në vend;

–              Anëtar Bordi, në cilësinë e përfaqësuesit të sektorit privat, në fondacionin më të madh në Kosovë – Millennium Foundation Kosovo, që implementon programin Threshold të miratuar nga Millenium Challenges Corporation;

–              11 vjet përvojë në Odën Ekonomike të Kosovës;

–              4 vite (2013-2017), Kryetar Bordi në Korporatën Energjetike të Kosovës, vite të karkaterizuara me indikatorë pozitiv financiarë dhe rekorde në prodhim të energjisë;

–              10 vite përvojë në mësimdhënie në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës;

–              4 muaj praktikë në zyrën e ish deputetes të Parlamentit Evropian, znj. Doris Pack.

Shkollimi:

–              Kandidat për PhD në Universitetin e Prishtinës

–              Master në fushën e Politikave Ekonomike të BE-së në Odisse Management School, pjesë e rrjetit të KU Leuven, ne Bruksel, Belgjikë;

–              Bachelor në fushën e e Bankave dhe Financave në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës