Profeti Muhamed nuk do të përqeshet më, Charlie Hebdo ngriti flamurin e bardhë

Si pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington, një frazë e shndërruar në klishe u bë shpejt e famshme se sa çdo frazë tjetër, “nëse nuk bëjmë shoping duke ecur ballëlart me shkop të bejsbollit, dhe duke mos humbur orarin e transmetimit të shout “Night Live” të David Letterman, dhe nëse ndryshojmë jetën tonë në një mënyrë të çuditshme, atëherë sigurisht se terroristët do të fitojnë”.

Opinion

21/07/2015 15:10

Kjo frazë shumë shpejt u shndërrua në një shaka e cila pafundësisht tallej me terroristët e Al Kaedës të cilët na urrenin për lirinë tonë.

Por le ta ringjallim këtë shprehje dhe të pranojmë se në një betejë të rëndësishme, në betejën e lirisë së shprehjes, terroristët me të vërtetë kanë fituar.

Dhe le të pranojmë se ishte një dhunë psikopatike, një ndjenjë e padrejtë për ata në Paris dhe Clichy-sous-Bois, që ndihmuan të arrihet kjo fitore.

Javën e kaluar gjatë një interviste dhënë të përjavshmes gjermane Stern, editori i Charlie Hebdo, Laurent “Riss” Sourisseau, ka valëvitur flamurin e bardhë, me njolla të gjakut të 12 kolegëve dhe miqve të vrarë, kur njoftoi se më nuk do të vizatoi karikatura të profetit mysliman Muhamed.

Ishte e qartë se Charlie Hebdo, revistë kjo në të cilën Riss zotëronte 40 për qind të aksioneve, gjithashtu i ka dhënë fund talljes së Muhamedit.

Ky vendim erdhi vetëm disa muaj pasi karikaturisti Renald “Luz” Luzier, tha se vizatimi i Muhamedit më “nuk i intereson”. Ai u largua nga Charlie Hebdo disa ditë pas kësaj deklarate.

Ndërkaq, editori i gazetës daneze Jylland-Posten, kishte nxitur edhe më shumë debat rreth çështjes se pse edhe ai kishte hequr dorë nga profeti.

Gazeta e cila kishte publikuar “karikaturat e Muhamedit në vitin 2005, Jyllands-Posten ka bërë të ditur se nuk do të ribotojë asgjë nga Charlie Hebdo, duke pranuar troç se stafi i tij po frikësohet se mund të përsëritet masakra e Parisit.

Le të jemi plotësisht të qartë: ky është një dorëzim plotësisht i kuptueshëm ndaj dhunës, edhe pse zhgënjyes dhe i fshehur në eufemizëm.

Derisa Islami ishte larg në listën e objektivave satirike të Charlie Hebdo, Sourisseau ka thënë për Stern se dëshiron të parandalojë njerëzit nga të menduarit se revista e tij “ishte pushtuar nga Islami”.

Kishte ardhur koha të vazhdojmë tutje, tha ai, sepse “ne e kemi kryer punën tonë (dhe) ne e kemi mbrojtur të drejtën për karikaturë”.

Tani sulmet e topitura mbi islamizmin, kurrë për myslimanët, të ofruara rregullisht nga botuesi i vrarë i revistës Stephane Charbonnier, janë zëvendësuar me banalitete të kritikëve të tij, “gabimi që mund të bëhet duke fajësuar islamin mund të gjendet në fetë e tjera”, tha Sourisseau për Stern.

Dyshoj se ai e dinte se kjo nuk është e vërtetë, sidomos në epokën e shtetit islamik. Në fund të fundit, zyrat e Charlie Hebdo nuk u bombarduan dhe u mbuluan me plumba nga papistët pesimist, as Riss e Luz nuk e kanë ditur se nuk do të vizatojnë Jezusin. Por kjo është një vijë që të gjithë duhet ta pranojnë, madje edhe krahu i majtë i humanistëve laikë francezë, po e izolojnë veten nga akuzat e fanatizmit.

Fushata e pamëshirshme kundër Charlie Hebdo nga ata që e akuzuan për “racizëm” ka pasur efekt.

Sepse siç edhe e dinë edhe stafi i mbetur gjallë i Charlie Hebdo, akuza për racizëm ngjiten për lëkuren e të akuzuarit si napalm. Dhe askush nuk është imun, madje as edhe karikaturistët e vrarë, sepse nuk ekzistojnë dënime për plotësim të rrejshëm të raportit.

Pra nëse kanë pritur solidaritet pasi stafi i tyre është vrarë me pushkë automatike (derisa po planifikonin pjesëmarrjen e tyre, duhet theksuar kjo në një ngjarje anti-racizmi), ata sigurisht se ishin zhgënjyer kur shkrimtarët jo frankofon që nuk kishin dëgjuar më parë për Charlie, kishin shpërthyer me denoncime për qëllimet e saj raciste.

Shembujt më profan u shfaqën kur stafi u krahasua me dhunuesit e kolonizatorëve dhe gjenocidin nazist.

Kur shoqata letrare amerikane PEN, që është e përkushtuar për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, i dha një çmim Charlie Hebdo duke festuar kurajën e tyre, mbi 2000 persona të revoltuar sulmuan revistën për fyerjet fetare që u janë bërë myslimanëve francez, “tashmë të margjinalizuar, të sulmuar dhe viktimizuar”. (Novelistja Randa Jarrar, një kundërshtare e PEN, demonstroi kur iu referua “Charlie Hebdo” si një personi i cili kishte mohuar racizmin e “tij”).

Pra, kritika e revistës drejtuar fundamentalizmit ishte e paanshme nga dy persona të armatosur islamik dhe disa anëtarë vulgar të brigadës “Unë nuk jam Charlie”, të cilën shprehën zero interes në ideologjinë e vrasësit, por në interesin e tepruar të ideologjisë së redaktorëve të Charlie Hebdo.

Madje revista ishte diskredituar nga karikaturistët e famshëm, përfshirë krijuesin e Doonsbury, Garry Trudeau, që fajësoi stafin e Charlie Hebdo për vrasjet e tyre, duke shkruar se “vendimin që e kishin marrë (për ta vizatuar Muhamedin)… solli dhimbjen e botës në Francë”.

Dhe tani që Charlie Hebdo ka hequr dorë nga Muhamedi, nën kërcënimin e  vazhdueshëm të dhunës, ne nuk jemi më Charlie. Në të vërtetë, është për tu habitur se si njoftimi i Sourisseau ka fituar pak vëmendje në media.

Në botën e hashtag, gati gjashtë muaj pasi fotografia e profilit të Je Suis Charlie në Facebook u ndërrua me flamurin e ylberit, ne kemi lëvizur duke mbajtur zi për grekët, familjen mbretërore për përshëndetjen naziste, dhe vrapojmë pas miliarderëve që pretendojnë të kandidojnë për president.

Botimi i parë pas masakrës në Charlie Hebdo, paraqiste në ballinë një karikaturë të një myslimani (ndoshta të profetit Muhamed, ndoshta të ndonjë myslimani të zakonshëm me emrin Muhamed) duke mbajtur një shenjë në dorë ku shkruante “Tout est pardonne”, që do të thoshte se të gjitha janë falur.

Ishte një mesazh mallëngjyer që ndikonte shumë tek mendjet e njerëzve, dhe në vete sillte një porosi se stafi i mbetur i revistës nuk do të frikësohen nga dhuna. Por shumë gazeta nuk e pranonin atëherë, dhe ende vazhdojnë ta refuzojnë. Ashti siç Riss i tha Stern, “nga ne pritet të ushtrojmë lirinë e shprehjes, pasi askush tjetër nuk po guxon të bëjë një gjë të tillë”.

Me fjalë tjera, në mesin e klasave të medieve, Je Suis Charlie ishte një pengesë e pakuptimtë e shndërruar në afishe.

Pra një person nuk mund ta kursej Riss dhe Luz dhe gjithë të mbijetuarit e tjerë në Charlie Hebdo, në vendimin për të zbutur qëndrimet për ata që kërkojnë tallje dhe përçmim. Por ne nuk duhet ti kursejmë ata në media që përkrahën veton e vrasësve, duke pretenduar se nuk mund të botojnë karikatura satirike nga respekti për fenë, për të cilët Je Suis Charlie ishte thjesht sinjalizim i medieve shoqërore.

Dhe sigurisht se nga ana radikale, jo gjithçka është falur. Javën e kaluar policia franceze arrestoi tre banorë francez, të cilët po planifikonin të presin kokën e një zyrtari ushtarak dhe të postojnë rezultatet e tmerrshme në internet.

Ky komplot ishte planifikuar të realizohet në një vjetorin e vrasjeve në Charlie Hebdo.

Jo shumë kohë pas këtyre vrasjeve, ish-redaktori i Charlie Hebdo, Philippe Val, sugjeroi se revista ishte destinuar për të ndryshuar, të bëhet më e butë, si rezultat i sulmeve. Kjo deklaratë provokoi zemërimin e ish-kolegëve të tij. “Terroristët nuk fituan”, këmbëngulte Luz, pavarësisht vendimit të tij që të pensionohet nga vizatimi i karikaturave të Muhamedit.

Dëshiroj të besoj se ishte e vërtetë, por me stafin e mëparshëm të Charlie Hebdo që janë të vdekur, dhe me vendimin aktual që të mos e vizatojë më Muhamedin dhe me gazetën daneze që e ka filluar gjithë këtë lojë më karikatura, duket se Luz e ka gabim.

(Marrë nga Politico.eu – në shqip nga lajmi.net)