Professor Green foto intime me gruan në vaskë (Foto)

Reperi britanik Professor Green ka shuar zërat se ai dhe bashkëshortja e tij po ndahen.

ShowBiz

07/09/2015 13:23

Në fillim të këtij viti u “përmbytën” nga zëra mbi një divorc të mundshëm, por Professor Green ka treguar se martesa e tij me Millie Mackintosh është më në rregull se kurrë pasi postoi një foto nudo të të dyve në vaskë.

Këngëtari britanik, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Manderson, e shpërndau në Instagram këtë foto intime, ku shihet duke mbuluar me këmbë gjoksin e bashkëshortes së tij.

Fotoja mori rreth 40 mijë pëlqime në vetëm pak orë./ Top Channel