Profesori amerikan tronditë Serbinë: Vrasja e Ivanoviqit është ajo çfarë i duhej Kosovës

Profesori nga Universiteti “Jones Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, ka bërë një analizë së vrasjes së liderit të SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Lajme

23/01/2018 14:11

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit mund të jetë pikërisht ajo që i duhej Kosovës”, ishte ky titulli i këtij shkrimi autorial të profesorit nga Uashingtoni.

Në një tekst të publikuar në revistën e njohur amerikane FP (Foreign Policy) Joseph thotë se Oliver Ivanoviq, shpesh herë i referuar si një person që për një kohë të gjatë ka qenë lider i komunitetit serb në Kosovë, ka kryer “elemente  shumë të fuqishme kriminale” sipas të cilit ato lulëzojnë në veri të Kosovës, ku mbizotërojnë rregullat e paligjshmërisë, ose ilegalitetit në mungesë të mbizotërimit të ligjit në atë pjesë, transmeton lajmi.net.

Kjo tragjedi, sipas analistit amerikan mund të jetë “një nxitje për paqe të qëndrueshme në Kosovë”.

Beogradi është kokëfortë dhe vazhdon në përcëptimin e iluzionit se nuk mund të shpërbëhet nga “krahu i saj i djathë , e i shtypur” sic e quan ai.

Sipas tij, Serbia dhe rajoni janë peng i këtij iluzioni, i cili në të njëjtën kohë, hap dyert për Rusinë që të  devijojë përpjekjet e Serbisë për ta afruar atë me Unionin Europian.

“Ky iluzion për Kosovën  ka quar në vrasjen e Ivanoviqit, Beogradi insiston me të madhe në komunitetin serb në Kosovë,  ndërsa shqiptarët frikësohen se kjo mund të jetë e vetmja mënyrë për ta ndarë veriun e vendit”, thotë Joseph.

Sipas Joseph edhe  shqiptarët janë partner i Serbisë në këtë iluzion.

“Shqiptarët e Kosovës, janë partner të Serbisë në këtë iluzion, partitë shqiptare refuzojnë në konsiderimin e faktit se edhe shqiptarët kanë kryer krime kundër serbëve, dhe ata vazhdojnë të kundërshtojnë edhe Gjykatën Speciale për krime lufte të kryera nga shqiptarët. Dhe cka është më e rëndësishmja, partia më e madhe në Parlamentin e Kosovës, Vetëvendosja, po e kundërshton zëshëm këtë Gjykatë”, thotë Joseph.

Joseph përfundon në këtë artikull se ndarja eventuale e Kosovës do të nxiste pretendimet shkëputëse të serbëve dhe kroatëve në Bosnjë./Lajmi.net/