Profesionet që rrezikojnë zhdukjen!

Të gjesh punë është një detyrë komplekse, e cila kërkon edhe një vështrim drejt së ardhmes, sepse duhet ta parashikoni se çka kërkon tregu. Rreziku ekziston, në një botë që ecën në shpejtësi, që shumë profesione të ‘shuhen’, falë rritjes së rolit të kompjuterëve dhe makinave, që mundësojnë të bëhen në mënyrë automatike shumë procese,…

Lifestyle

07/02/2014 08:15

Të gjesh punë është një detyrë komplekse, e cila kërkon edhe një vështrim drejt së ardhmes, sepse duhet ta parashikoni se çka kërkon tregu.

Rreziku ekziston, në një botë që ecën në shpejtësi, që shumë profesione të ‘shuhen’, falë rritjes së rolit të kompjuterëve dhe makinave, që mundësojnë të bëhen në mënyrë automatike shumë procese, sidomos në fushën e profesioneve që lidhen me logjistikën, ofertat e shërbimeve, administrimi i të dhënave dhe ai i përkujdesjes (numërimit) së produkteve.

Studiuesit Michael Osborne e Carl Benedikt Frey, në një ese të titulluar ‘The Future of Employment: How susceptible are jobs to computerisation?’, i kanë analizuar, përmes një funksioni matematikor, më shumë se 702 profesione, për ta kuptuar se cilat do të zhduken në të ardhmen nga faqja e tregut.

Automatizimi i punës nuk është një realitet i ri! Ne nuk po flasim për punë që lidhjen me fabrika, por edhe për punë që kërkon një inteligjencë mesatare, që paguhen mirë. Përse do të zhduken atëherë?

Sepse, kohëve të fundit gjërat kryesisht po blihen përmes internetit, me porosi, kështu që në të ardhmen nuk do të ketë nevojë që njerëzit ta kryejnë këtë punë, por ajo do të thjeshtësohet, duke u marrë me të kompjuteri, pa pasur nevojë që ne t’ia japim komandën.

Gjithashtu, në zhvillimin e një produkti, s’do të ketë nevojë të përzihet dora e njeriut. Por, ata që punojnë në fushën e artit, të edukimit, sistemit sanitar, në fushën mediale, por edhe në atë të biznesit dhe të financave, nuk duhet të frikësohen, sepse profesionet e tyre nuk janë në rrezik.

Këto janë profesione që kërkojnë një inteligjencë të fortë sociale, që nuk mund të delegohen përmes makinës apo kompjutrit. Atëherë, cilat janë profesionet në rrezik, në një shkallë nga 0 (baza e rrezikut) deri në 1 (rreziku më i lartë)?

Refer anësor: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,98 nga 1 Përgjegjës i sigurimeve: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,98 nga 1 Përgjegjëse e kredive: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,98 nga 1 Përgjegjëse për të dhënë urdhra: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,98 nga 1 Komisioner: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,98 nga 1 Përgjegjëse në zyrë për sigurime: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,98 nga 1 Orëndreqës: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,98 nga 1 Arkivues i telematikës: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,98 nga 1 Asistente e biblotekës: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Menaxher i llogarisë: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Fotograf industrial: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Asistent tatimor: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Nëpunës i shpedicionit: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Mekanik i precizitetit: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Shitës polisash: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Përgjegjës statistikash: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Rrobaqepës: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Përgjegjës shumash: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1 Punonjës në qendrën e thirrjeve: Mundësia të zëvendësohet nga kompjuteri, 0,99 nga 1