Profecia nga Vatikani: Kjo e keqe do na ndodhë në vitin 2017

Vatikanii ka njoftuar se viti 2017 do të jetë një vit i fatkeqësive pas dështimit të ritualit vjetorë të gjakut.

Fun

28/12/2016 21:39

Gjaku i tharë i Shën Januariu’it nuk ishte në formë të lëngshme gjatë një ceremonië në Itali, në të cilën Vatikani pa shenja se do të ketë ngjarje katastrofike.

Ceremonia e shën Januarius’it është bërë disa herë në vit, gjaku mbahet në shishe të veçanta dhe bëhet i lëngshëm gjatë ceremonisë, kjo mrekulli është regjistruar rregullisht që nga viti 1389, transmeton gazetametro.net.

Januarius’i i shenjtë ishte një peshkop i Napoli’t në shekullin e tretë të cilit i prenë kokën në persekutimin e të krishterëve nga perandori romak Diokliciani i cili vrau rreth 3,500 të krishterë.

Në qoftë se gjaku nuk bëhet i lëngshëm, kjo tregon se në muajt e ardhshëm do të ketë fatkeqësi të mëdha.

Gjaku nuk u bë i lëngshëm në vitin 1939, vit në të cilin filloi lufta e dytë botërore.

Viti 2016 ishte mjaftë i keq, ku SHBA’të dhe Britania e madhe kanë pasur një vit të trazirave politike si dhe lufta civile në Siri ka shkatërruar dhe vrarë shumë njerëz.