Produkti që e përdorim më së shumti në kuzhinë ndër shkaktarët e kancerit

Kanceri sot është ndër sëmundjet më të përhapura, dhe sipas OBSH-së shkaktarët janë nga më të ndryshmit. Disa nga produktet që e shkaktojnë atë janë pikërisht ajo që na gjenden në kuzhinë.

Lifestyle

19/07/2017 21:36

Qumështi është ndër produktet që e përdorimin çdo ditë, dhe është shumë i shëndetshëm, mirëpo sipas zbulimeve të fundit qumështit me yndyrë të plotë rrit mundësinë e shfaqjes së kancerit të gjirit.

Kaiser Permante, ka kryer një studim rreth kësaj çështjeje dhe si përfundim  estrogjeni i hormoneve stimulon rritjen e qelizave të gjirit, duke përfshirë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit të hormon-receptor-pozitiv, transmeton gazetametro.net

Ky estrogjen krijohet dhe ruhet në qelizat e yndyrës. Përveç qumështit mundësinë e shfaqjes së kancerit e rrisin edhe akullorja, kremra e ndryshme të kuzhinës, ëmbëlsirat, djathi, kosi dhe konsumimi i tepërt i sheqerit. /Lajmi.net/