Produktet ushqimore që luftojnë diabetin

Mjekët endrokrinologë në Shqipëri pohojnë se periudha e verës është tepër e vështirë për të sëmurët me diabet. Gjendja e tyre rëndohet edhe për shkak të temperaturave të larta.

Lifestyle

14/05/2018 20:09

Shenjat e para që mund të sinjalizojnë këtë sëmundje janë rënia e shpejtë në peshë dhe një etje tej normales.

Por si mund ta luftojmë diabetin?

Shoqata Amerikane e Diabetit, e njohur për studime të thelluara në këtë fushë, ka paraqitur një pasqyrë të ushqimeve dhe aktiviteteve që duhet të kryhen, në mënyrë që të mbajmë larg diabetin.

1. Më shumë drithëra dhe fruta

Sipas një studimi të fundit të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin e Kembrixhit, përdorimi i drithërave të ndryshme është masa më efikase për parandalimin e diabetit. Po ashtu, njerëzit që hanë 16 lloje ushqimesh të ndryshme kanë afro 40% më pak mundësi të sëmuren nga diabeti.

2. Trajtimi individual

Trajtimi i diabetit duhet të ndryshojë nga personi në person. Sipas udhëzimeve të fundit të publikuara nga Shoqata Amerikane e Diabetit dhe Shoqata Europiane për Studimin e Diabetit, treguesit e sheqerit në gjak varen nga mosha, gjendja shëndetësore dhe ndërlikimi i sëmundjeve të pacientëve me diabet. Sidoqoftë, nëse niveli i sheqerit në gjak tre muaj pas trajtimit ende nuk mund të mbahet nën kontroll në mënyrë efektive, duhen shtuar barna të tjera.