Produktet që nuk duhet t’i vini kurrë në fytyrë

Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i vazhdueshëm. Ai nis që nga të ushqyerit shëndetshëm, higjiena e përditshme dhe përdorimi i kremërave dhe produkteve përkatëse që duhet t’i përshtaten nevojave të saj.

Lifestyle

20/02/2017 02:40

Fytyra është zona më delikate e trupit dhe për këtë arsye kërkon një kujdes specifik. Më poshtë do të gjeni një listë me 10 produktet që nuk duhet t’i përdorni kurrë në fytyrë. Zbuloni përse-të.

  1. LLak flokësh: Gaboni rëndë nëse mendoni që llaku i flokëve mund t’ju mbajë të fiksuar grimin. Ai nuk duhet vënë kurrë në fytyrë pasi përmban vernik dhe alkool që thajnë lëkurën dhe e irritojnë atë.
  2. Deodoranti: Deodoranti është një produkt shumë i nevojshëm gjatë tërë vitit. Mos u kujtoni për të vetëm gjatë verës. Por nuk duhet përdorur kurrë mbi fytyrë pasi mund t’ju krijojë skuqje dhe ndjesinë e vazhdueshme të kruajtjes.
  3. Boja e flokëve: Këshilla e mëposhtme vlen për të gjitha ato femra që lyejnë flokët në shtëpi. Kini kujdes kur aplikoni bojën në vijën ndarëse mes flokëve dhe lëkurës. Boja përmban amoniak, një substancë e cila nuk duhet vënë kurrë sidomos në zonën e ballit apo poshtë syve.
  4. Margarinë: Shumë njerëz e përdorin këtë yndyrë vegjetale kur kanë probleme me psoriazën. Por nuk duhet përdorur kurrë në fytyrë pasi mund të mbyllë poret, pengon hidratimin e lëkurës dhe nxit mbiprodhimin e qelizave të vdekura.
  5. Kremi hidratues i trupit: Ju ka mbaruar kremi hidratues i fytyrës dhe nuk keni mundësi të blini një të ri ? Ndoshta mund të përdor pak nga kremi i trupit ? Jo! Dermatologët dhe estetistët ndalojnë kategorikisht përdorimin e tij në fytyrë.
  6. Shampoja: Shampoja përmban përbërës që mund pastrojnë flokët dhe të heqin yndyrën e tyre, por nuk ka të njëjtin efekt në fytyrë. Molekulat e saj mund ta thajnë atë dhe të krijojnë zona plasaritjeje në lëkurë.
  7. Serumi i flokëve: Serumi i flokëve nuk ka asnjë efekt pozitiv nëse përdoret në fytyrë.
  8. Kremi për thembrat e këmbë : As mos e mendoni një ide të tillë. Lëkura e fytyrës është shumë më e ndjeshme se zona e thembrave, prandaj nuk duhet kurrsesi të aplikoni këtë krem.
  9. Manikyri: Kur ishit fëmijë ju pëlqente të shpërfytyronit fytyrën e kukullës Barbie me manikyr ? Është mirë që të mos e provoni këtë ide të çmendur në të përditshmen tuaj. Manikyri përmban molekula akrilike që mund të djegin fytyrën.
  10. Majoneza : Majoneza mund të jetë një ide e mirë për të bërë sallatën ruse, por jo për fytyrën. Ka përmbajtje acide që bllokon poret dhe nuk lejon ajrosjen e lëkurës.

Urojmë që këshillat e mësipërme të jenë sa më të dobishme dhe t’ju ndihmojnë në ritualin tuaj të bukurisë.p