Produktet natyrale që rregullojnë të gjitha problemet e gojës

Era e keqe e gojës jo vetëm që na ve në siklet, por mund të jetë dhe shenje e ndonjë problemi serioz, edhe pse në shumë raste nuk është.

Lifestyle

08/09/2018 21:59

Shumë njerëz mendojnë që problemi mund të eliminohet me larës goje. Por në fakt jo. Larësit e gojës përmbajnë në të shumtët e rasteve alkol kështu që konsumatori duhet të ketë kujdes, pasi aty ka rreth 27% alkool.

Shkaqet e erës së keqe
Me shumë mundësi erën e keqe e shkakton dicka që keni ngrënë ose ndonjë bakterie e gjetur në gojë. Një koncept i gabuar për erën e keqe është që thuhet se buron nga zorrët apo stomaku. Kjo është një mit. Era e keqe vjen nga pjesa e pasme e gjuhës ose nga fyti. Aty prodhohen natyralisht bakteret që shkaktojnë frymën e keqe të gojës. Kur zgjoheni me frymën e mëngjesit kjo ndodh sepse bakteret thahen gjatë natës dhe kjo vjen si një përgjigje e aktivitetit të rritur. Mënyra natyrale si të hiqni qafe frymën e keqe, transmeton living.al.

Majdanozi
Majdanozi nuk është thjesht një erëz për zbukurim pasi mund të përdoret në mënyrë efektive për të trajtuar frymën e keqe. Majdanozi është i pasur në klorofil që përdoret për të neutralizuar frymën e keqe dhe të sillet si aromatizues. Mutagjeni është një mutacion ose ndryshim biologjik apo kimik brenda një substance. Nëse përtypni pak majdanoz, ju mund të trajtoni në mënyrë natyrale frymën e keqe. Zieni pak majdanoz dhe karafil. Lërëni të ftohet. Përdoreni si larës goje cdo ditë.

Limoni
Kjo teknikë është efektive kur vjen puna për të trajtuar frymën e keqe që vjen nga qepët apo hudhrat. Hidhni një fetë limo nose shtrydhni një limon të freskët në një gotë ujë. Më pas thjesht pijeni ose bëjeni gargarë. Nëse nuk jeni të aftë t’i bini thjesht vendosni një pikë limon në gjuhë. Limoni do të stimulojë prodhimin e saliva-së që do të ndihmojë të luftoni frymën e keqe. Të keni një gojë të thatë është e lidhur me frymën e keqe gjithashtu.

Uji
Një gojë e thatë gërmon tokën për bakteret që prodhojnë përbërje sulfuri të cilat janë disa nga shkaqet për frymën e keqe. Të pini të paktën 8 gota në ditë janë një nga mënyrat më të mira për të mbajtur aktivitetin e baktereve në minimum dhe të reduktoni frymën e keqe. Shpesh njerëzit që kanë si punë të përditshme të folurit e shpeshtë si mësuesit, agjentët e shitjeve, avokatët kanë një frymë të keqe si pasojë e gojës së tharë. Pini ujë që ta rregulloni këtë problem.

Vaj menteje
Të merrni kapsula me vaj menteje është tepër e rekomanduar për të ndaluar frymën e keqe. Sipas një studimi në 2008 u dol në përfundim se pacientët nën kujdes intensiv me frymë të keqe u përmirësuan dukshëm duke përdorur një vaj esencial si larës goje që përmbante vaj menteje.

Shmangni sheqernat

Sheqernat promovojnë një aksion të rritjes së shumë baktereve. Eliminimi apo reduktimi i marrjes suaj të sheqernave do të ndihmojë në eliminimin e frymës së keqe. Kjo ju ndihmon të humbni peshë dhe të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm gjithashtu. Nëse vuani nga fryma e keqe, shmangni gabimet e zakonshme duke u munduar “të maskoni” erën me larës goje dhe merrni si opsion ndonjë nga kurat natyrale të mësipërme. Përsëri, një kurë është më mirë se thjesht të maskoni problemin.