Produktet kozmetike që nuk duhet t’i përdorni çdo ditë
Dihet shumët mirë që kur një femër gjen buzëkuqin, pudrën apo rimelin e përsosur, ajo do e përdorë çdo ditë deri sa produktit kozmetik t’i vijë fundi.
Lifestyle
Por mesa duket disa tualete, sado cilësore të jenë thjesht nuk duhen përdorur shumë shpesh, ndaj bëni pak pushim me 6 produktet e mëposhtme.
Shampo e thatë
Ndonëse ky produkt mund t’ju shpëtojë në rastet kur ju duhet të bëni një dush të shpejtë, por nuk mundeni, duhet të dini se përdorimi i tepruar dëmton flokët tuaja. Ky produkt nuk duhet përdorur më shumë se dy ditë rradhazi.
Balsamët e pasur me proteina
Ky produkt nuk duhet përdorur më shumë se një herë apo dy herë në javë sepse trajtimet me proteina mund të prishin balancën e pH të flokëve duke shkaktuar një efekt të kundërt me të atë mirëmbajtjes, transmeton Living.al.
Primeri
Primeri është produkti që vendoset përpara kremit pudër, por përmbajtja e tij mund të bllokojë poret duke shkaktuar jo pak probleme.
Rimeli kundër ujit
Në ndryshim nga formulat e tjera , rimeli kundra ujit priret të thajë së tepërmi qeprikë, ndaj përpara aplikimit të tij duhet t’i lyeni qeprikët me një mbrojtës. /Lajmi.net/